-
by
Lacky
Pas fitores së bukur me përmbysje në debutimin e Ligës së Kampionëve, kundër Tottenham, Interi duhet të përsëritë vetveten edhe kundër Sampdorias, duke pasur parasysh se në Seria A, kryesuesit e Juventusit janë tashmë janë +8 pikë.
Luciano Spalletti e hapi konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje me një paralajmërim për ekipin e tij: “Nëse fitojmë ndeshje si ajo në Champions ne të gjithë dalim më të fortë. Kjo do të thotë se potenciali për sukses është aty, në grupin e lojtarëve. Fitorja në sfidën e nesërme do të thotë shumë më tepër. Ndaj Tottenham konstatova gjëra mjaft të mira, siç ishin karakteri dhe shpirti. Skuadra mbeti në ekuilibër, duke luajtur futbollin e vet”.
Pikët e humbura rrugës tashmë përfaqësojnë të kaluarën: “Nëse analizojmë mënyrën se si kemi luajtur në disa momente, është e qartë se nuk jemi të kënaqur, edhe në qoftë se java e punës ka qenë gjithmonë serioze dhe profesionale. Këto janë gjëra të rëndësishme, që duhen bërë gjithmonë. Por, ka rregulla për ta bërë një punë. Ne nuk kemi strukturuar ende një mentalitet shumë të fortë. Kjo është e mjaftueshme për të pasur rezultat, që mund të na vënë në siklet”.
Një vlerësim edhe për kapitenin Icardi: “Ekipi duhet t’i konsiderojë me kujdes cilësitë e tij. Jo vetëm se është kapiten, por Icardi shquhet si personalitet brenda ekipit dhe gjendet gjithmonë pranë topit”. Nuk mund të mungonte edhe prononcimi i tij në pritje të autobiografisë së Totti (sipas ish-kapitenit verdhekuq, Spalletti e ka shtyrë për t’i dhënë lamtumirën Romës si futbollist): “Unë jam duke pritur për ta lexuar librin. Kur të mbërrijë në dorën time dhe ta lexoj, të njihem me faktet që sjell Totti, do të jap përgjigjen time”.
Shqetësim në kampin kuqezi përbën situata e Perisic, i cili nuk është mirë. Spalleti ka mendimin e tij: “Unë mendoj se Ivan nuk ka bërë keq, në terma të distancave dhe shpejtësisë. Eshtë e qartë se kjo nuk është reflektuar si duhet në punën e kryer me topin. Vlerësimet duhet të bëhen së bashku me pjesën tjetër të grupit”.